Zendeli ka triumfuar në MMA

Zendeli ka triumfuar në MMA

Boksieri shqiptar, Florim Zendeli ka arritur ta mposht boksierin serb, Aleksandër Veliçkoviq në “Super Pro Fight Night – Uskana2”, që po zhvillohet në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë garë po marrin pjesë edhe atletë nga mbarë bota të kategorive të porteve të ndryshme, por fitorja e Zendelit ishte tepër ajo që pikasi mbrëmë dhe tejet speciale për shqiptarët.

Boksieri Florim Zendeli në përfundim të takimit ka falënderuar të gjithë të pranishmit në sallë për përkrahje.

“Edhe sot fitore. U përkulem krejt qytetarëve te Uskanës prej tek i pari deri tek i fundit që më përkrahen në këtë ndeshje”, ka shkruar Zendeli në llogarinë e tij në Facebook.

Fitorja e boksierit shqiptar ndaj serbit i ka hapur Zendelit edhe më shumë rrugë në arenën ndërkombëtare, raporton oranews.