Sulm në Afganistanin Lindor

Sulm në Afganistanin Lindor

Dhjetë të vdekur dhe 27 kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në një autobus.

Bomba ishte vënë në një autobus në qytetin Jalalabad, në Afganistanin Lindor, transmeton rtv21.tv.

Bomba ishte montuar në motor. Fatkeqësisht dhjetë civilë, në mesin e tyre edhe një fëmijë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën”, kishte thënë Ataullah Kojiani, një zëdhënës i i policisë së Nangarhar.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike”, kishte thënë Ministria e Brendshme e cila më pas ka konfirmuar incidentin e ndodhur në Jalalabad.

Ende nuk dihen autorët e sulmit, megjithëse xhihadistët e Shtetit Islamik kanë kryer një seri sulmësh me bomba në shërbimet qeveritare, shkolla dhe organizata humanitare vitet e fundit në Jalalabad./21Media