“Konsiderojmë se është koha që Prokuroria Publike të interesohet për këtë rast me avantën 7 milionëshe"

“Konsiderojmë se është koha që Prokuroria Publike të interesohet për këtë rast me avantën 7 milionëshe”

Akuza të reja në adresë të sekretarit gjeneral të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski nga ana e opozitares VMRO-DPMNE.

Ivanka Vasilevska, e cila reagoi për incizimin e publikuar, thotë se Rashkovski ka biseduar me “Leonardon”edhe pse ka ditur se nuk guxon para se të jepet oferta. Ajo kërkon që me këtë rast të merret Gjykata.

“Konsiderojmë se është koha që Prokuroria Publike të interesohet për këtë rast me avantën 7 milionëshe, të cilën Dragi Rashkovski, me udhëzim të Zoran Zaevit e kurdis me kompaninë ‘Leonardo’. Prokuroria Publike duhet të ndërmarrë masa urgjente për sigurim të pranisë, siç është përcaktimi i masës – paraburgim, me çka do të mënjanohet mundësia që Rashkovski të arratiset, ta përsërisë veprën apo të ndikojë mbi dëshmitarët, sepse vepra, për të cilën ngarkohet është e dënueshme me burg prej së paku 5 vjetëve”, theksoi Ivanka Vasilevska, Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së./TV21