Ai është me bronkit

Ai është me bronkit

Ylli i muzikës rok, Jon Bon Jovi, është i sëmurë nga bronkiti, e kjo do të thotë se fansat e tij në New York, të cilët kanë pritur interpretimin e tij këtë vikend, duhet të presin edhe një javë për të qenë të pranishëm në koncertin e tij në Madison Square Garden. Ai do të mbante këtë koncert në kuadër të turneut të tij për promovimin e albumit të ri, “This House Is Not For Sale”, shkruan rtv21.tv

“E kisha të vështirë të merrja këtë vendim, por unë dëshiroj që kur të interpretoj, të dal para fansave plotësisht i shëruar dhe plot energji, ka thënë Bon Jovi në një deklaratë për fansat e tij.

Bon Jovi është i sëmurë që një javë apo më shumë, dhe kështu, ai është dashur të ndërpresë edhe koncertin që ka pasur gjatë javës në Pitsburg, e këtë një orë më herët.

Bon Jovi, gjatë këtij koncerti u ka thënë fansave të tij se kishte dhembje fyti dhe me shaka kishte lutur anëtarët e bendit të tij, që të interpretonin në vend të tij.

Ndryshe Bendi në fjalë vlerësohet për hitet përfshirë këtu “You Give Love A Bad Name,” ”Livin’ On A Prayer” dhe “Wanted Dead Or Alive.”./21Media