Së shpejti kampi edhe në Prishtinë

Së shpejti kampi edhe në Prishtinë

Kampi veror BONEVET u ndihmon fëmijëve të cilët kanë talent në fushën e teknologjisë të krijojnë gjëra vërtet të bukura, të punuara nga vet duart e tyre.

Në emisionin Bon Bon të RTV21, u diskutua për kampin e sivjetmë i cili do të organizohet në Gjakovë. Të ftuar në studio ishin mësuesja e kampistëve, Zana Nallbani dhe dy kampistë të vitit të kaluar, Adris Biçaku dhe Buna Ferizi.

Nallbani ka treguar se qëllimi i këtij kampi është që fëmijët të argëtohen me lojëra të ndryshme fizike, psikologjike. Ajo thotë se përveç fëmijëve nga Kosova, pjesë e kampit mund të bëhen edhe fëmijët nga diaspora.

“ Kampet që kemi janë pjesëmarrës prej moshës 7 vjeçare deri në 13 vjeç në klasa për të rinj, por kemi edhe për ata më të rritur prej 14 deri në moshën 18 vjeçare”, tha Nallbani, duke shtuar se që nga muaji shtator kampi do të organizohet edhe në Prishtinë.

Adris Biçaku tha se për të kampi ka qenë shkollë e programimit dhe lojë atraktive njëkohësisht, shkruan rtv21.tv

“Për çdo pushim veror unë vijë te gjyshja në Gjakovë për të qëndruar dhe kur kam dëgjuar se është një shkollë e programimit e quajtur BONEVET, unë kam dashtë me provua me pa çka domethënë me qenë programer”, tha Adrisi, i cili ndjen keqardhje për shokët e tij që nuk kanë pasur ku të qëndrojnë në Gjakovë gjatë kampit.

“Tash jam i gëzuar që ka me u hap edhe në Prishtinë, që unë dhe shokët e mijë me shku bashkë”, shtoi ai.

Nga ana e saj, Buna përgëzoi organizimin e kampit, duke thënë se ka pëlqyer shumë që mësimi është zhvilluar në formë të lojës.

“Kemi bërë aq shumë lojëra sa më shumë them se kam mësuar në BONEVET se në shkollë për shembull mësimin, në bazë të eksperimenteve të ndryshme”, tha Buna, duke e konsideruar kampin si një kamp të qejfit.

BONEVET do të mbahet më 3 korrik dhe zgjatë një javë. Ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri në fillim të muajit korrik./21Media