Italia të shtunën do të përballet me Greqinë

Italia të shtunën do të përballet me Greqinë

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci tha se Italia e ka për detyrë të kualifikohet në Euro 2020, para tifozëve të tyre.

Italia do të luajë kundër Greqisë, të shtunën, në stadiumin Olimpico dhe nëse arrinë të fitojë do ta sigurojë kualifikimin për në Europianin 2020, transmeton rtv21.tv.

Në një konferencë për media mbrojtësi ka thënë se nëse kualifikohen do të jetë një arritje e madhe.

“Do të ishte emocionuese të arrijmë objektivin tonë kaq herët. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe do të thotë që ne po bëjmë një punë të shkëlqyeshme. E kemi për detyrë të bëjmë histori në një stadium kaq të rëndësishëm”, tha Bonucci.

Italia ka arritur të fitojë të gjitha ndeshjet në kuadër të këtyre kualifikimeve, ndërsa nga ana tjetër Greqia nuk ka asnjë fitore, vetëm dy barazime./21Media