Bora bllokoi fshatrat e Malësisë së Tetovës

Nxënësit nuk kanë shkuar në shkollë, rrugët e papastruara

Bora ka bllokuar malësinë e Tetovës. Fshatrat Bozofcë, Veshall, Vicë dhe Xhermë gjatë ditës së sotme kanë qenë të bllokuara me çka nxënësit e këtyre fshatrave nuk kanë mundur të ndjekin procesin mësimor. Ekipi i Televizionit 21 është munduar të ngjitet në këto fshatra, por rrugët ishin të bllokuara dhe kalimi ishte i pamundshëm./21Media

Back to top button