Për shkak të borës së madhe kanë ndodhur rreth 300 aksidente trafiku

Për shkak të borës së madhe kanë ndodhur rreth 300 aksidente trafiku

Për shkak të kushteve komplekse të motit dhe borës së madhe që bie nga ky mëngjes, në Kiev të Ukrainës kanë ndodhur rreth 300 aksidente trafiku.

Sipas agjencisë ukrainase Unian, nënkryetari i shërbimit policor të Ukrainës, Aleksei Bilosicki, deklaroi se situata e trafikut është e komplikuar për shkak të kushteve të motit.

“Në këtë moment, të gjitha shërbimet janë në shërbim të sanimit të pasojave. Është formuar shtabi i veçantë operativ për të menaxhuar dhe monitoruar të gjitha shërbimet, duke përfshirë policinë, shërbimet rrugore dhe emergjente”, tha Bilosicki, transmeton TV21.

Ai vuri në dukje se policia kishte paralajmëruar qytetarët t’i kushtonin vëmendje sigurisë teknike të automjeteve dhe vendosjes së gomave të dimrit.

Ndryshe, 350 skuadra janë angazhuar në pastrimin e borës në Kiev./21Media