Liga U14 do të jetë pjesë e programit “FIBA Europe Gilrs”

Liga U14 do të jetë pjesë e programit “FIBA Europe Gilrs”

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që të mbështesë Klubet e Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Femrave, Ligës U16 të Vajzave dhe Ligës U14 të Vajzave.

Bordi i FBK-së ka vendosur që për klubet e Superligës së Femrave, t’i siguroj fanellat për ndeshje, topat, si dhe me mbulimin e shpenzimeve të statistikave për ndeshje.

Për Ligën e Parë të Femrave, FBK ka vendosur të sigurojë vetëm fanellat për ndeshje dhe topat.

Ndërkaq, për ekipet e Ligës së U16 dhe U14 të vajzave, bordi i FBK-së ka vendosur që t’i mbështesë me blerjen e fanellave. Po ashtu, atyre do tu shpërndahen topat donacion nga FIBA, për Ligën U14, do të vazhdojë t’i mbulojë shpenzimet e personave zyrtarë, si dhe në ndërkohë do të përgatisë dhurata të tjera për ekipet që do të marrin pjesë në këtë ligë.

Liga U14 do të zhvillohet në frymën e kampanjës “Her World, Her Rules” që është pjesë e programit “FIBA Europe Gilrs”.