Borë pas 10 vjetëve

Borë pas 10 vjetëve

Reshje të shumta dëbore ranë këtë fundjavë në Santiago, në Kili. Një fenomen që nuk ishte vërejtur që prej rreth një dekade në kryeqytetin e Kilit.

Banorët u ndjenë si mes përrallash dhe një tronditjeje, një përzierje që nuk vjen pa pasoja të rënda për ta.

Santiago, kryeqyteti i Kilit është tërësisht i mbuluar nga dëbora. Trashësia e saj arriti në rreth tridhjetë centimetra të shtunën.

Qytetarët sa të tronditur dhe të habitur publikojnë foto dhe video rreth këtij fenomeni natyror. Kjo për herë të parë kishte ndodhur në vitin 2007.