Borë në SHBA, mbyllen shkollat, anulohen fluturimet

Agjensia AP njofton se në jug të vendit pritet shi i madh.

Për shkak të stuhive që goditën pjesët qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara, shkollat janë mbyllur dhe trafiku është i vështirë, raporton AP.

Agjensia njofton se në jug të vendit pritet shi i madh.

Bora ra në Nju Jork, dhe shkollat në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara u mbyllën. Zyrat e administratës së qytetit në Filadelfia janë mbyllur dhe të mërkurënjanë marrë masa shtesë për mbrojtjen e personave të pastrehë.

Shteti amerikan i New Jersey-ut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pasi pritet rreth 10 centimetra borë dhe pastaj shi.

Mbi 2,200 fluturime anembanë vendit janë anuluar dhe rreth 4,700 janë anuluar./21Media

Back to top button