Borell zhvillon bisedë telefonike me Thaçin, Kurtin dhe Vuçiqin

Është dikutuar lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka diskutuar me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

“Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi se ky emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së. Josep Borrell kujtoi se ai mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i Dialogut Beograd-Prishtinë’, thuhet në një komunikatë nga zyra e Borellit.

Aty theksohet se gjatë bisedës telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti, si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfaqësuesi i lartë i BE-së, ka përditësuar diskutimin që ka pasur me udhëheqësit gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd, në muajin janar./Rel

Back to top button