Thaçi: Liberalizimi i vizave gjatë këtij viti

Thaçi: Liberalizimi i vizave gjatë këtij viti

Me ftesë të presidentit Hashim Thaçi kryeministri i Gullgarisë, Boyko Borissov ka qëndruar për vizitë në Kosovë ku është pritur nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Bullgarisë Borissov tha se Kosova do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes si shtet i pavarur, ndërsa përmendi se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje paqeje për anëtarësim në BE. Ndërsa, përfaqësuesit e Kosovës thanë se pjesëmarrja e Kosovës në Sofje është e një rëndësie të madhe për afrimin e Kosovës me BE-në./21Media