Borrell: Jemi të kënaqur t’i japim 76 milionë euro Kosovës

76.4 milionë euro për rinovimin e TC Kosova B.-Apostolova: Duhet të punohet më shumë për mbrojtjen e mjedisit.-Thaçi: Investimi i BE-së në elektro-filtra është jetik për Kosovën

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell mori pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së gjelbër midis Kosovës dhe BE-së për rinovimin e Termocentralit Kosova B dhe ndërrimin e elektro – filtrave dhe reduktimin e pluhurit dhe DENOX-it në vlerë prej 76.4 milionë eurosh. Borrell tha se përmes këtij projekti do t’i ndihmojnë Kosovës në trajtimin e parandalimit të ndotjes së ajrit.(Teksti-Albulena NUHA, kamera-Fatos VESELI)./21Media

Back to top button