Borrell kërkon rinisje sa më të shpejt të dialogut Kosovë-Serbi

Borrell deklarohet pas takimit të përbashkët

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se dialogu Kosovë-Serbi, është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Borrell tha se “duhet zbutje e tensioneve dhe nisje nga e para, përndryshe bisedimet nuk do të jenë të mundshme”.

Negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, gjithashtu duhet bërë përparim në rrugën evropiane”, shkruan Borrelli duke shtuar se “na duhet një perspektivë evropiane për tërë rajonin”.

Këto komente, vijnë pas takimit të përbashkët të tij me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Mynih të Gjermanisë ku po mbahet Konferenca për Sigurinë./21Media

 

Back to top button