Manchester United vazhdon të ketë ende probleme ekonomike

Manchester United vazhdon të ketë ende probleme ekonomike

Djajve të kuq u është shtuar borxhi në 160 milionë euro sipas asaj që shkruan “The Sun”.

Një shifër që vë në pozita të vështira zv-presidentin e klubit dhe po ashtu pronarët e tij, familjen Glazer.

Një nga shkaqet kryesore të këtij borxhi janë shpenzimet e bëra për blerjen e lojtarëve si Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka apo Daniel James që kushtuan 170 milionë euro të tre së bashku. Vlerë kjo e cila nuk po reflektohet në fushën e gjelbër.

Teksa shkaku i dytë është moskualifikimi për në Champions League por vetëm në Europa League. Siç dihet pjesëmarrja në arenën evropiane e aq më tepër në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental për klube, do të thotë përveçse një humbje sportive po ashtu edhe ekonomike lidhur kjo edhe me të drejtat televizive.

Tifozët kanë dal hapur kundër familjes Glazer për të cilët para pak kohësh qarkulluan lajmet se duan të shesin klubin e United.