Paguani  faturat e mbeturinave-merrni vërtetim për automjete

Paguani  faturat e mbeturinave-merrni vërtetim për automjete

Komuna e Prishtinës dhe disa komuna tjera vazhdojnë më kushtëzimin e qytetarëve për marrjen e dokumenteve personale. Nëse aplikoni për vërtetimin e regjistrimit të automjeteve duhet paguar obligimet për tatimin në pronë dhe mbeturinat. Përndryshe nuk mund ta regjistroni automjetin tuaj. Për këto kushtëzime janë të shqetësuar qytetarët, kurse Avokati I Popullit dhe KMDLNJ këtë kushtëzim e konsiderojnë shkelje të të drejtave ta njeriut./21Media