Kyrie Irving udhëheq skuadrën e tij drejt një fitoreje sensacionale

Kyrie Irving udhëheq skuadrën e tij drejt një fitoreje sensacionale

Një mbrëmje spektakli në TD Garden të Bostonit, aty ku në fund buzëqeshin vendasit e Celtics të cilët bënë një rikthim fantastik ndaj Houston Rockets nga disanvantazhi prej 26 pikësh për të triumfuar në fund falë një koshi të Al Horford me rezultatin e ngushtë 99:98.

Më i miri te skuadra e Bostonit ishte Kyrie Irving me 26 pikë të realizuara, kurse te mysafirët nuk mjaftoi paraqitja fantastike e James Harden i cili realizoi 34 pikë, 10 asistime dhe 6 kërcime. Celtics kthehen përsëri në krye të Konferencës së Lindjes, ndërsa kjo është humbja e katërt rresht për Rockets që tani janë në pozitën e dytë në Perëndim.

Triumfon San Antonio Spurs ndaj New York Knicks, me rezultat 119:107. Edhe pse pa yllin e ekipit, Kawhi Leonard  te Spurs shkëlqyen dyshja LaMarcus Aldrige-Pau Gasol. I pari realizoi 25 pikë ndërsa veterani spanjoll shtoi 17 pikë dhe 11 kërcime në fitoren e 25-të sezonale të Spurs.

Milwaukee Bucks mposht Minnesotta Timberwolves në shtëpi me rezultat 102:96.

Edhe në këtë takim pati një rikthim të çmendur, ku Bucks ishin në disavantazh prej 20 pikësh, por në fund ia dolën të triumfonin.

Për të marrë këtë fitore shumë të rëndësishme Milwaukee u mbështet te dy basketbollistët më të mirë që ka në skuadër Eric Bladsoe dhe Giannis Antetokunmpo të cilët realizuan 26 përkatësisht 22 pikë.