Bota reagon ndaj sulmit amerikan në Siri

Reagimet e qeverive të ndryshme për këtë sulm

Si reagoi bota ndaj sulmit amerikan në Siri Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një ofensivë ajrore ndaj Sirisë, ku si objektiv i sulmeve ishte aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”.

Marina amerikane e Mesdheut ka goditur 56 herë, me raketa “Tomahawk”, aeroportin ushtarak dhe zonën ku u përdorën armët kimike.

Sulmi filloi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, sipas orës siriane, ose 03:40 sipas orës shqiptare.

Por, si reagoi bota ndaj këtyre sulmeve. Më poshtë do të gjeni reagimet e qeverive të ndryshme për këtë sulm:

Polonia 

Një zëdhënës i qeverisë e mbështeti sulmin, duke thënë se SHBA është garantues i paqes në botë.

Turqia

Kryeministri Kurtulumus e mirëpriti aksionin. Ai i tha Fox-it turk se qeveria siriane duhej të ndëshkohej.

Franca

Ministri i Jashtëm Jean Marc Ayrault tha se ishte informuar para se të niste sulmi. Përdorimi i armëve kimike është i tmerrshëm dhe duhet të ndëshkohet, pasi është krim lufte, ka thënë ai.

Back to top button