Ibrahim Kadriu ka kohë që nëpërmjet prozës deshifron e ringjall histori të shqiptarëve.

Ibrahim Kadriu ka kohë që nëpërmjet prozës deshifron e ringjall histori të shqiptarëve.

Lëviz në kohë, duke bashkuar si gurë mozaiku edhe rrëfime të vërteta për t’ua dhënë atyre gjuhën letrare, duke i zgjeruar në romane që dokumentojnë ngjarje të së kaluarës.

Përderisa tek “Kapërcimi i ujit të madh” ndalet te Masakra e Tivarit, përkatësisht në dekadën e katërt të shekullit të kaluar, tek “Misioni rus” do të kthehej edhe më prapa në kohë duke nisur me rrëfime të pushtimit të Kosovës nga forcat e serbe. Nëpërmjet mulla Adnanit, që shërbente hoxhë në Prizren e që më vonë del të jetë Kazimir Olenko, do të zbërthente atë se si rusët kanë shfrytëzuar naivitetin shqiptar për të shpërndarë ideologji. Ishte shekulli i kaluar, raporton K.Ditore.

Tash me veprën e fundit “Të vdekurit e gjallë”, botuar nga Botimet KOHA, e cila ka dalë në shitje këtë javë, personazhet e Kadriut veprojnë në këtë shekull. Qysh në faqen e parë, me një citat të Viktor Hygosë, paralajmërimi është i prerë: “Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat”. Autori lëviz nëpër vite nëpërmjet trinomit të personazheve që janë shpallur të vdekur në rrethana të ndryshme…