Koha e ardhme e foljes në gjuhën shqipe, lidhjet mes kohës, aspektit e modalitetit të autorit

Koha e ardhme e foljes në gjuhën shqipe, lidhjet mes kohës, aspektit e modalitetit të autorit

Instituti Albanologjik i Prishtinës pak ditë më parë ka botuar monografinë shkencore me titull “Koha e ardhme e foljes në gjuhën shqipe, lidhjet mes kohës, aspektit e modalitetit, të autorit Dr. Sejdi Gashi.

Në këtë studim, për objekt trajtimi është koha e ardhme të foljes në gjuhën shqipe lidhjet mes kohës, aspektit e modalitetit. Hulumtimi i kësaj kohe në këtë studim ka përfshirë përfaqësimet e kohëve të së ardhmes në gjuhën shqipe, fu¬shën dhe dendurinë e përdorimit si dhe dallimet e përdorimit të së ardhmes në ligjëratën e drejtë dhe atë të zhdrejtë. Po ashtu, sipas autorit të këtij studimi, dr. Sejdi Gashi, vëmendje i është kushtuar përdorimit dhe funksionit të së ardhmes në dialekte dhe në disa të folme të shqipes, sepse format e së ardhmes së foljes për¬bëjnë njërin nga dallimet gramatikore të dy dialekteve të shqipes.

Studimi është realizuar nëpërmjet hulumtimit sasior të përdorimit të kohës së ardhme në kategori të ndryshme të tekstit dhe leximit të literaturës. Hulumtimi është realizuar përmes dy rrugësh: me matje statistikore, të cilat synojnë të of¬rojnë një pasqyrë të përndarjes brenda tekstit, të formave të së ardhmes në gjuhën shqipe. Kjo përndarje kundrohet në dy rrafshe, atë të marrëdhënieve me kohët e tjera – pra, denduria e përdorimit të kohëve të së ardhmes për¬gjithë-sisht, kundruall kohëve të tjera në gjuhën shqipe dhe në atë të marrëdhënieve të kohëve të së ardhmes mes vete – pra, denduria e përdorimit të një kohe të së ardhmes kun¬druall një tjetre.

Hulumtimi është realizuar mbi një korpus të përcaktuar, pra të gru¬peve, të tipave dhe të llojeve të ndryshme të tekstit. Korpusi ka përfshirë një numër gazete, me të gjitha llojet e teksteve brenda (Koha ditore, 26 nëntor 2012), një tekst letrar (“Libri i fundit” i autorit Gëzim Aliu), një tekst juridik (Kushtetutën e Republikës së Kosovës, 2008), dhe një tekst shkencor (nga fusha e historisë).

Qëllimi i këtij studimi nuk ka qenë analiza e strukturës së tekstit, mënyra e organizimit, por krijimi i një ideje të përgjithshme për përdorimet e kohës së ardhme të foljes të realizuar brenda korpusit të përzgjedhur, me qëllim të ofrimit të një pasqyre të qartë të përdorimit të kohës së ardhme dhe të përndarjes së saj kuantitative brenda teksteve të caktuara.
Studimi përmban 160 faqe tekst dhe është i sistemuar në gjashtë kapituj.