Ky ishte pole-pozicioni i tretë në Formula 1 për finlandezin e Mercedes-it

Ky ishte pole-pozicioni i tretë në Formula 1 për finlandezin e Mercedes-it

Valtteri Bottas e ka mundur Sebastian Vettel-in për të marrë pozitën e parë në kualifikimet për Brazilian GP, ndërsa Lewis Hamilton u aksidentua që në fillim të kualifikimeve.

Ky ishte pole-pozicioni i tretë në Formula 1 për finlandezin e Mercedes-it, i cili la prapa dy ngasësit e Ferrari-t, Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Tashmë kampioni i këtij sezoni, Hamilton, u aksidentua me Mercedes-in e tij që në xhiron e parë, dhe garën do ta fillojë nga rreshti i fundit. Gara e Brazilian GP do të mbahet sot duke filluar nga ora 17:00.