Zeneli flet për Panairin e Librit

Zeneli flet për Panairin e Librit

Botuesi, Abdullah Zeneli duke folur për hapjen e Panairit të Librit në Prishtinës ka thënë se lexuesi i Prishtinës i ka pasur dy barra vazhdimisht që nga Panairi i parë i Librit e deri më sot.

Zeneli në “Click” të Rtv21 ka thënë se lexuesi i Prishtinës ka mbështetur botuesit vendorë po ka mbështetur në masë të madhe dhe botuesit e Shqipërisë.

“Botuesit e Shqipërisë kanë një treg të mirë në Kosovë që është e kundërta që Kosova nuk e ka në Shqipëri”, tha Zeneli.

Ndryshe për të 20-të herë më radhë, sot është hapur Panairi i librit “Prishtina 2018”.

Ky jubile ka mbledhur sot më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora./21Media