Manchester United 0:1 Bournemouth

Manchester United 0:1 Bournemouth

Sot është zhvilluar ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Bournemouth, në kuadër të javës së njëmbëdhjetë, në Premier Ligë.

Bournemouth arriti t’i rrëmbej tri pikë nga “Djajtë e Kuq”. Goli i Joshua King, në fund të pjesës së parë i dhuroi fitoren Bournemouth-it.

Pas kësaj ndeshje, United janë në vendin e tetë, me vetëm trembëdhjetë pikë të grumbulluara. Ndërsa, Bournemouth ngjitet në vendin e gjashtë, me gjashtëmbëdhjetë pikë./21Media