Sipas të dhënave shkalla e punësimitka arritur në 29.9 përqind

Sipas të dhënave shkalla e punësimitka arritur në 29.9 përqind

Parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për tërë vitin 2017 sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të karakterizohet me rritje reale prej 4.4 përqind.

Kjo rritje pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa neto eksportet parashihet të kenë ndikim më të vogël negativ në BPV, krahasuar me vitin e kaluar.

“Rritja e aktivitetit ekonomik ka ndikuar në përmirësimin e performancës në tregun e punës në gjysmën e parë të vitit 2017”, thuhet në raportin e rregullt të vlerësimit të ekonomisë për tre mujorin e dytë.

Bazuar në Anketën e Fuqisë Punëtore për TM2 2017, të publikuar në raportin e BQK-së, shkalla e punësimit në gjithsej popullsinë në moshë pune ka arritur në 29.9 përqind (28.0 përqind në vitin 2016).

Përveç rritjes së punësimit, është rritur edhe shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, e cila ka arritur në 43.0 përqind në TM2 2017 (38.7 përqind në vitin 2016).

Rrjedhimisht, rritja e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, e cila ishte më e lartë se sa rritja e punësimit, ka ndikuar në rritjen e shkallës së papunësisë, e cila ka arritur në 30.6 përqind në TM2 2017 (27.5 përqind në vitin 2016).