Me këtë marrëveshje gjykimi nuk është i nevojshëm

Me këtë marrëveshje gjykimi nuk është i nevojshëm

Ish çifti më i njohur dhe më i përfolur në industrinë e filmave dhe në të gjithë botën, Angelina Jolie dhe Brad Pitt më në fund kanë arritur një marrëveshje lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Me arritjen e kësaj marrëveshje të dy palët janë qetësur, lajmin e konfiromi avokatja e aktores, Samantha Bley DeJean për televizionin ‘E’.

Image result for angelina jolie brad pitt kids

Related image

Dyshja ka nënshkruar me mirëkuptim këtë marrëveshje, ndërsa gjykimi nuk është i nevojshëm të mbahet. Interesi kryesor në këtë çështje është siguria dhe mirëqenia e fëmijëve të tyre. Edhe pse ka shumë detaje të tjera të pa zbuluara, Angelina ka vendosur që të jetë më e matur në vendimet e saj për hirë të një familje të shëndoshë, transmeton rtv21.tv.

Jolie dhe Pitt ishin divorcuar me 20 shtator të vitit 2016, ata kanë qenë të martuar për 12 vjet. Angelina dëshironte kujdestarinë e plotë për fëmijët, ndërsa Brad po kalonte një kohë të vështirë./21Media