Filmi titullohet “Once Upon a Time in Hollywood”

Filmi titullohet “Once Upon a Time in Hollywood”

Sot është publikuar traileri i filmit të shumëpritur, “Once Upon a Time in Hollywood” me regjisor, Quentin Tarantino, i cili në rolet kryesore i solli dy aktorët e njohur, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio.

Filmi flet për një histori vrasjesh të famëkeqit, Charles Manson që kanë ndodhur gjatë vitit 1969 në Los Angeles, përcjell rtv21.tv

Filmi pritet të thyej rekordet në kinematë botërore dhe në bazë të trailerit të publikuar tregon që janë bashkuar emra të njohur të botës së aktrimit.

Në trailer shihen aktorët: Margot Robbie, Kurt Russel, Timothy Olyphant etj.

Regjisori Tarantino ka punuar në këtë skenar për pesë vjet dhe në kohën kur kanë ndodhur këto vrasje që paraqiten në film ishte vetëm 17 vjeç.

“Once Upon a Time in Hollywood” do të publikohet më 26 korrik të 2019./21Media