Të lumtur rrugëve të New Yorkut

Të lumtur rrugëve të New Yorkut

Aktori i mirënjohur amerikan, Bradley Cooper dhe vajza e tij, Lea shkëlqyen mbrëmë.  Ata pushtuan rrugët e qytetit të New Yorkut, duke shkuar derë më derë për të kërkuar karamele, të veshur sikurse gjyshe, transmeton rtv21.tv

Lea mbante paruke gri dhe një fustan të gjatë lulesh. Bradley kishte një çantë të vogël vjollcë për të mbajtur karamele për vajzën e tij. Ajo dukej e gëzuar, duke kërcyer dhe vrapuar përpara babait të saj.

Lea është vajza e Bradleyt dhe Irina Shayk. Ata u ndanë këtë vit, pas lidhjes së tyre disa-vjeçare./21Media