Mehmetaj emërohet zëvendësministër

Mehmetaj emërohet zëvendësministër

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka emëruar Brahim Mehmetaj në postin e zëvendësit të ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me këtë emërim, ministri Rrustem Berisha do t’i ketë dy zëvendësa, Agim Çeku nga PDK-ja dhe Brahim Mehmetaj nga AAK-ja.

Emërimin e tij në këtë post e ka bërë të ditur vet Mehmetaj nëpërmjet një postimi në Facebook:

“Sot Kryeministri Ramush Haradinaj më emëroi zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë. Këtë nderë dhe respekt do e kthej në punë dhe përkushtim. Faleminderit për besimin e dhënë Kryeministër Haradinaj”, ka shkruar Mehmetaj.