Në Prizren arrestohet shtetasja e Shqipërisë

Në Prizren arrestohet shtetasja e Shqipërisë

Dje në Prizren në rrugën “Wesly Clark” rreth orës, 13:30 është arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, si dhe janë identifikuar dy fëmijë-viktima, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë, ka njoftuar policia në raportin e dërguar.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media