Dyshohet se fëmijët i ka detyruar edhe të kërkojnë lëmoshë

Dyshohet se fëmijët i ka detyruar edhe të kërkojnë lëmoshë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar në Gjakovë pasi që e njëjta dyshohet se ka braktisur djalin një vjeç dhe vajzën 12 vjeçare.

Është arrestuar e dyshuara femër K/Rome, nën dyshimin e bazuar se ka braktisur fëmijët e saj, një i gjinisë mashkullore një vjeçar dhe një i gjinisë femërore 12 vjeçe”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

E njëjta dyshohet se fëmijët i ka detyrat të kërkojnë lëmoshë në rrugë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./21Media