Brazili rikthehet në majë të botës

Forma e mrekullueshme e Brazilit nga caktimi i Tites si trajner i ka rikthyer ata në majë të radhitjes së kombëtareve në FIFA

Brazili tani janë në vendin e parë në radhitjen e kombëtareve nga FIFA, e kjo pas 7 viteve. Seleçaot fituan 8 ndeshje të njëpasnjëshme qëkur Tite morri postin e trajnerit nga Dunga.

Forma e Brazilit i riktheu ata në majë të botës për herë të parë qysh kur humbën atë vend në vitin 2010 nga Spanja, shkruan rtv21.tv.

Ylli i Barcelonës Neymar ka shënuar 6 gola në 10 ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018, përderisa edhe sulmuesi i Manchester Cityt Gabriel Jesus ka kontribuuar me 5 gola nga 6 ndeshje./21Media

Back to top button