Filmi i zhanrit triller shfaq fatkeqësinë e një familjeje

Filmi i zhanrit triller shfaq fatkeqësinë e një familjeje

“Breaking In” bën fjalë për një nënë të dy fëmijëve, që pas vdekjes së babait të saj merr fëmijët dhe shkon në mansionin e të ndjerit në Malibu.

Në shtëpi janë katër hajdutë, që kërkojnë kasafortën e të ndjerit për të marrë gjësendet që janë aty, dhe kjo bën që të dy palët të ndeshen në shtëpinë në Los Angeles, shkruan rtv21.tv.

Në rolet kryesore paraqitet Gabrielle Union, Billy Burke, Richard Cabral e të tjerë.

Filmi i regjisorit James McTeigue do të shfaqet në kinema me 11 maj të këtij viti./21Media