"Breathin" flet për luftën e saj kundër ankthit

“Breathin” flet për luftën e saj kundër ankthit

“Breathin” është projekti i Ariana Grande, që në versionin audio u publikua para më shumë se dy muaj. Mirëpo, Grande ka vendosur që kësaj kënge t’ia realizojë një videoklip dhe këtë videoklip e solli dje, shkruan rtv21.tv

Klipi i këngës së Grande hapet me një skenë të mjegullt, derisa pas tranzicionit duket si një e humbur dhe shfaqet në një bar. Në një pjesë të klipit shfaqet artistja 25-vjeçare, në bar i cili është i mbushur me njerëz, derisa pjesa më e mirë e vidoeklipit mund  të konsiderohet kur Grande shfaqet e ulur mbi bagazh, transmeton rtv21.tv Për këtë këngë Grande ka treguar se “Breathin” flet për luftën e saj kundër ankthit. Kjo këngë deri më tani ka arritur mbi 4 milionë klikime.

“Breathin” është pjesë e albumit “Sweetener” të këngëtares, i cili u publikua në muajin gusht dhe i cili i dedikohet viktimave të tragjedisë së Manchester. Albumi përmban 15 këngë, si dhe të fundit në formë homazhi ka këngën “Get Well Soon”, kënga është e gjatë rreth 5 minuta ndërsa 40 sekondat e fundit janë bosh, si shenjë e solidarizimit për viktimat që humbën jetën.

Ndërkaq, para disa ditësh ajo ka performuar këngën e saj më të re “Thank you, Next” që iu dedikohet ish të dashurve të saj, dhe e  këndoi live në emisionin “The Ellen DeGeneres”./21Media