Ekspozitë e fotografëve Shkëlzen Rexha e Arben Llapashtica

Ekspozitë e fotografëve Shkëlzen Rexha e Arben Llapashtica

Përderisa i afrohemi datës së shënimit të dhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë, aktivitete të ndryshme janë organizuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rrëfimi që na e solli korrespondenti i Radiotelevizionit 21 në SHBA, Halil Mula, është pikërisht për ekspozitën me fotografi të vendit tonë që u hap nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork. Këto fotografi janë të realizuara nga fotografët e njohur kosovarë, Shkëlzen Rexha e Arben Llapashtica./21Media