E ftuar në konferencën “BE dhe Ballkani Perëndimor pas Brexit”, e cila u mbajt në Beograd, ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka cekur disa probleme që kohët e fundit kanë tronditur rajonin, para së gjithash në marrëdhëniet shqiptaro-serbe.

Ajo ka thënë se vendet e rajonit kane aq shume probleme sa nuk mund të ngelen peng i së shkuarës dhe para të ftuarve të tjerë ka theksuar se Kosova nuk është as Serbi e as Shqipëri, por vetëm Kosovë. “I vetmi gardh që vendet tona duhet të kenë është zbatimi i ligjit. Nëse duam që rajoni jonë të ketë peshë, duhet të jemi bashkëpunues e jo luftëtar.

Kufijtë ndërrohen vetëm me luftë, jo në paqe. Lufta nuk është kurrë zgjidhje. Ballkani jeton sot nën kërcënimin e sigurisë, gjendjes ekonomike, radikalizimit të islamit. Nuk mund të shtojmë edhe kërcënimin e së shkuarës”, deklaroi Bregu.