Kështu e festoi ditëlindjen artistja e njohur

Kështu e festoi ditëlindjen artistja e njohur

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Luana Vjollca, dje festoi ditëlindjen e 28-të. Ajo ishte përkujdesur maksimalisht që kjo ditëlindje të jetë më e veçanta, ashtu edhe ndodhi. Ajo organizoi një ndejë të veçantë për ditëlindjen e saj, ku gjithçka dukej luksoze. Në këtë festë ishin të pranishëm edhe emra të njohur të skenës.

Artistja, si gjithmonë arriti të rrëmbejë vëmendje me një fustan të shkurtër me shkëlqim, që ia theksonte linjat perfekte trupore, shkruan rtv21.tv

 

 

 

Luana Vjollca është e njohur si moderatore dhe si këngëtare. Syri i publikut e kapi fillimisht në daljen e saj si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më pas do të vazhdonte karrierën si moderatore në shumë emisione si “Summer Fest”, “Top Fest”, “E Diell” dhe do t’i rikthehej edhe muzikës, pasionit të hershëm./21Media