Nuk ka të arrestuar

Nuk ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka raportuar se kanë ndodhur dy vjedhje në objektet fetare gjegjësisht në xhami.

Rasti i parë sipas policisë është shënuar dje rreth orës 04:30 në Prishtinë, ndërsa rasti tjetër rreth orës 5:20 deri në orën 10:39, po ashtu në Prishtinë.

Raportohet se në të dy rastet persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit fetar (xhamisë) dhe kanë vjedhur nga kasaforta, para të gatshme.

Sipas policisë rasti është nën hetime./21Media