Imazhe të bukura nga ditëlindja e tretë e Priamit

Imazhe të bukura nga ditëlindja e tretë e Priamit

Priami, djali i këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Milot Llalloshi dhe Erxhina Ismajlit dje festoi ditëlindjen e tretë. Përveç urimeve të bukura që ia dedikuan prindërit të ëmblit Priam, u përkujdesën edhe për një festë të veçantë në ambientet e shtëpisë.

Për bukuroshin e vogël kishin zgjedhur një kostum të veçantë, duke ia përshtatur kështu edhe tortën e datëlindjes. Prindërit e tij publikuan imazhe të bukura në Instagram, transmeton rtv21.tv

Miloti dhe Erxhina kanë edhe një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Roma./21Media