Imazhe të bukura nga ditëlindja e Gretës

Imazhe të bukura nga ditëlindja e Gretës

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Greta Koci, dje festoi ditëlindjen e 28-të. Ajo organizoi një festë të bukur për ditëlindjen e saj, ku mblodhi personat e zemrës.

Imazhe të bukura nga festa e ditëlindjes ajo publikoi në Instagram dhe vëmendja bie te artistja e mirënjohur, e cila shkëlqeu me një fustan të zi, që ia theksonte linjat perfekte trupore, shkruan rtv21.tv

“Faleminderit nga zemra per urimet tuaja. Kam kaluar nje mbremje shume te bukur dhe po e ndaj me ju”, shkroi ajo krahas fotografive.

Greta Koçi është këngëtare mjaft e njohur shqiptare. Ajo ka publikuar një numër të madh të këngëve, si:  “Dashuri pa Shije”, “Nje here po, nje here jo”, “Koha s’ndal”, “Sjena ni moti”,  “Nuk ka dashni” etj.

Ndërsa, projekti i fundit i Gretës është “Jeta ime”, në bashkëpunim me Danin. Projekti është publikuar më 8 qershor dhe deri tani në Youtube ka mbi 1 milion klikime./21Media