Labi për ditëlindje ka vallëzuar dhe kënduar

Labi për ditëlindje ka vallëzuar dhe kënduar

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri dje festoi ditëlindjen e 40-të shkruan rtv21.tv

Gjatë ditës Labi dje ka pranuar urime të shumta nga familjarët, shoqëria dhe fansat e tij.

Përveç urimeve për ditëlindjen e 40-të nuk mungoi edhe një festë për Labin. Disa momente nga festa e ditëlindjes, publike i ka bërë motra e Labit, këngëtarja e njohur Anduena Tahiri.

Në videot e publikuar në Instastory, Labi shihet duke vallëzuar gjithashtu edhe duke kënduar.

Kujtojmë se, Labi ka vite të tëra që është pjesë e skenës muzikore, duke sjellë projekte të shumta për publikun kosovarë. Ndryshe, “Faleminderit për ditet e mira” është projekti i fundit muzikor nga Labinot Tahiri. Kënga ka arritur mbi 500 mijë klikime në Youtube./21Media