Nora befasohet nga personat më të afërt

Nora befasohet nga personat më të afërt

Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi dje ka festuar ditëlindjen e 32-të, ndërsa ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj, shkruan rtv21.tv

Për Norën ishte rezervuar një befasi e bukur nga personat më të afërt të saj të cilët kishin organizuar një ndejë me muzikë dhe argëtim pa fund.

Është mikja dhe trajnerja e Norës, Geta Beqa ajo e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar disa momente të bukura nga festa e ditëlindjes.

Në një pjesë mund ta shihni Norën duke vallëzuar bashkë me Robertin me këngë popullore.

Ndryshe, kujtojmë se “Gabime” është projekti i saj i fundit në bashkëpunim me Gjikon. Kjo këngë ka marrë mbi 22 milionë klikime në Youtube./21Media