Muzeu i hapur deri më 26 prill

Muzeu i hapur deri më 26 prill

Këngët ikonike pop: “Baby One More Time,” “Oops! I Did It Again” dhe “Toxic,”, të cilat i popullarizoi këngëtarja Britney Spears, tani janë pjesë e muzeut të quajtur The Zone, i cili u hap në Los Angeles.

Qëllimi i hapjes së këtij muzeu është respekti ndaj këngëtares ikonke 38 vjeçare, për kontributin e dhënë në muzikë, shkruan rtv21.tv

Muzeu The Zone, për më tepër është një përvojë e paharruar, me anë të të cilit kremtohet për jetën dhe karrierën e Britni Spears, ka thënë Shannon Ramirez, e cila është njëra prej krijueseve të muzeut.

Adhuruesit e pëlqejnë këtë ekspozitë, dhe janë nostalgjik për muzikën e Britney-t, kështu që shëtisin nëpër tërë muzeun duke mbetur të mahnitur me ato që u servon ky muze prej 2 mijë e 800 metra katrorë. Pra, muzeu The Zone ua kujton gjërat nga e kaluara, që do të thotë se është ndjenjë e papërshkrueshme kur bien në kontakt me diçka që janë rritur.

Çdonjëra prej 10 sallave sa janë pjesë e këtij muzeu, reflektojnë në videot specifike të këngëtares apo një periudhë të karrierës së saj.

E rrugëtimi për në botën e Britney-t fillon me këngën “Baby One More Time,” që është megahiti i saj të cilin e realizoi në vitin 1998, e i cili kryesoi toplistat e këngëve në çdo vend që ishte konkurrente. Kjo këngë mbetet njëri prej më të shiturave të të gjitha kohërave, me shitje të mbi 18 milionë kopjeve.

Muzeu The Zone do të qëndrojë i hapur deri më 26 prill të këtij viti, e për të gjithë ata që do të dëshironin ta vizitonin, çmimet e biletave radhiten nga  59.50 deri në 64.50 dollarë.

Britney është nënë e dy fëmijëve. Ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me projektet muzikore, duke i qëndruar besnike bazës së gjerë të fansave të saj./21Media