Për 24 orë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku

Për 24 orë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së shtunë kanë ndodhur 37 aksidente komunikacioni. 15 prej tyre me të lënduar, ndërsa 22 tjera vetëm më dëme materiale.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 234 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 15 persona, ku 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit./21Media