Restoranti gjendet në Madison Square Park

Restoranti gjendet në Madison Square Park

Restoranti më i mirë në botë është “Eleven Madison Park” që gjendet në New York. Në pronësi të Daniel Humm, ai kryesoi listën e 50 restoranteve më të mira në ceremoninë e zhvilluar në Melburn të Australisë, duke u bërë i dyti restorant jo evropian që rrëmben çmimin.

Restoranti i pozicionuar në Madison Square Park, u vlerësua për sensin e humorit në ndërthurjen e menyve të shijshme e kreative me mikpritjen e veçantë.

Ai u ngjit në klasifikim nga vendi i tretë që ishte vitin e kaluar, duke ia zënë vendin restorantit italian “Osteria Francescana” dhe spanjollit “El cellar de can roca”. Restoranti sapo e ka zgjatur kontratën e qirasë me 20 vjet të tjera dhe do të mbyllet për tre muaj për rikonstruksion.

I vetmi restorant aziatik në top dhjetëshen më të mirë ishte “Gaggan” në Bangkok, ku pronari e shefi i kuzhinës Anand propozon një version më modern të kuzhinës tradicionale indiane./21Media