Në shtëpinë e tyre Bleros po i mungon Afrona

Në shtëpinë e tyre Bleros po i mungon Afrona

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë çifti më i dashur i estradës, ata i thanë po njëri-tjetrit më 21 shtator në një ceremoni madhështore, e cila është mbajtur në Shëngjin.

Pak ditë pas dasmës, Afrona ishte ajo e cila tregoi se ka udhëtuar larg Bleros, dhe se po i mungon burri i saj, shkruan rtv21.tv

Kurse, gjatë ditës së sotme Blero përmes një videos së publikuar në Instagram është shprehur se po i mungon Afrona, me këtë video ai zbuloi edhe pishinën që e ka brenda shtëpisë.

Shtëpi e ëmbla shtëpi. Afrona më mungon”, ka shkruar Blero në Instastory.

Ndryshe, dasma e çiftit mblodhi familjarë, miq si dhe personalitete të shumta nga të gjitha fushat./21Media