Aktorja e njohur e ka blerë shtëpinë 7 vite më parë për plot 21 milionë dollarë

Aktorja e njohur e ka blerë shtëpinë 7 vite më parë për plot 21 milionë dollarë

Për revistën Architectual Digest, Jennifer Aniston hapi dyert e shtëpisë që e ndan me bashkëshortin e saj Justin Theroux.

“Unë shikoj tim shoq e qentë e mi nëpër shtëpi dhe nuk ka asnjë vend tjetër ku do të doja të isha.” – shprehet aktorja.

Jennifer e ka ndryshuar shtëpinë në bashkëpunim me arkitektin dhe dizanjerët. E në fakt duhet thënë që ata kanë bërë një punë vërtet të mirë pasi shtëpia e saj duket si një shtëpi ëndrrash.