Dekorimi i shtëpisë së kryeministrit

Dekorimi i shtëpisë së kryeministrit

Bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe prezantuesja e njohur e lajmeve, Anita Muçaj-Haradinaj është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, kur herë pas here publikon gjëra të ndryshme nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku ka zbuluar pak nga hapësirat e brendshme të shtëpisë, e cila tashmë ka marrë pamjen e festave të fundvitit.

Në sy bie pema e vitit të ri dhe dekore të tjera të vendosura me shumë shije.

Çifti Haradinaj ka tre fëmijë, Trimin, Hanën dhe Gjinin./21Media