Kohën e lirë aktori po e kalon me familje

Kohën e lirë aktori po e kalon me familje

Yigit Kagan Yazici edhe pse ende i vogël gëzon një famë të madhe në disa vende të botës. Aktori më  i njohur u bë me rolin e tij të “Mertit” në serialin “Mos ma lësho dorën”, i cili për publikun kosovarë transmetohet në ekranin e RTV21.

12 vjeçari në rolin e tij si “Merti” vdiq tragjëkisht në një aksident. Por, fansat e tij janë kureshtarë të dinë gjëra për jetën që “Merti” e bënë jashtë serialit, shkruan rtv21.tv

Kohën e tij më të madhe 12 vjeçari duket se po e kalon afër familjes. Përmes disa postimeve në Instagram Yigti sot ka zbuluar një pjesë të shtëpisë së tij.

“Shtëpia”, ka shkruar ai krahas njëres video ku shihet ulur afër oxhakut i cili është i ndezur.

Në jetën e përditshme aktori ka një familje shumë të lumtur. Prindërit e tij janë Yigiti dhe Zeynepia, të cilët e admirojnë aktrimin e birit të tyre pavarësisht se ai filloi në moshë të re.

“Mos ma lësho dorën” transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media