Linda ka falenderuar të gjithë për urimet

Linda ka falenderuar të gjithë për urimet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi muajin e kaluar ka zbuluar se është bërë për herë të parë pronare e një shtëpie, shkruan rtv21.tv

Linda pati treguar se shtëpia është ndërtuar nga zero, ashtu siç ka dashur ajo dhe partneri i saj, Davon Edwards.

Ndërsa dje në rrjetin social Instagram, Linda ka publikuar disa fotografi dhe video, ku zbulon se si duket nga brenda shtëpia e tyre.

“Faleminderit të gjithëve për urimet. Qofshi të uruar dhe bekuar ashtu siç e keni zemrën”, ka shkruar Linda krahas fotos.

Ndryshe, Linda dhe reperi i njohur amerikan, Davon Edwards më datë 11 të muajit mars janë bërë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Kaimana./21Media